Showtime

Të gjithë banorët e Big Brother Vip dalin jashtë shtëpisë

04/20/2024 21:49
nga:Y I

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia.

Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkruaj nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Në një atmosferë elektrizuese ata kanë dhënë spektakël me interpretimin e këngës duke marrë duartrokitje të forta nga studio. Më pas janë rikthyer sërish në shtëpi.