Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se ata që janë bashkuar dhe janë kundër Listës Serbe do ta kenë të vështirë ta fitojnë besimin e njerëzve.
Kjo deklaratë e Vuçiq vjen pasi partitë shqiptare në Mitrovicën e Veriut, kanë vendosur që të garojnë së bashku kundër Listës Serbe, që aktualisht qeverisë në këtë komunë. Shembullin e Mitrovicës së Veriut, janë duke e ndjekur edhe partitë shqiptare në Komunën e Novobërdës.
Vuçiq para gazetarëve sot tha se besimi fitohet në bazë të unitetit dhe jo në bazë të demolimit.
Ai ka thënë poashtu se “është punë e tyre që të bashkohen”, kur u pyet se si e sheh bashkimin e partive shqiptare në garë kundër Listes Serbe në komunat me shumicë serbe, shkruan KosovoOnline.
Vuçiq tha tutje se ishte e rëndësishme të ruhej populli serb në Kosovë.
“Ne duhet të flasim dhe shpresojmë se Kosova do ta kuptojë se është e nevojshme të flitet. Çdo gjë tjetër është humbje kohe dhe lënia e këtyre problemeve te brezat e ardhshëm,” tha ai.


