Showtime

“Të gjitha do të sqarohen avash avash”- Juli hedh dyshime ndaj produksionit, nuk e falenderon në dedikimin e tij

05/27/2024 22:12
nga:G C

Julian Deda është përzgjedhur finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3.

Ai ishte kokë me kokë me Egla Cenon, e cila edhe u shpall fituese e këtij edicioni.

Aktori shqiptar ka bërë një reagim të gjatë në rrjete sociale duke përshkruar eksperiencën e tij në këtë format, falënderuar publikun si dhe duke premtuar projekte të reja.

Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Julit:

“Përshëndetje zemrat e mia. Përshëndetje të gjithëve, pas një dite pushim mendova të dalë në një video këtu dhe t’iu shpreh dy fjalë mirënjohje falënderimi, konsiderate, quani si të doni.

Kalova katër muaj e gjysmë të vështirë në Big Brother, të vështirë i them se në fakt e kam shijuar pafund, jam kënaqur pafund me të këqijat apo të mirat e tij dhe normalisht aty njeri nga ne do të fitonte.

Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra, emocion, me sa më shumë kalkulime dhe lojë patjetër, por jam munduar të jem i matur edhe pse ndonjëherë na ka rrëshkitur këmba dhe e kemi tepruar.

E gjitha ndodh sepse aty jo vetëm luhet por edhe jetohet dhe në fakt ia kam bërë të gjitha. Kam luajtur, kam qeshur, kam komunikuar, kam qarë, i kam bërë të gjitha si bën një njeri normal në rrethanat e izolimit dhe të bashkëjetesës me njerëz që nuk kemi zgjedhur të rrimë.

Por, ajo që më ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj zemrat e mia, e secilit prej jush.

Një mbështetje organike, e dashur, pa shumë lutje, aman më mbështesni. Ka qenë një mbështetje shumë shumë e pa-ngjyrosur, jo me mllefe, inate jo me zor. Për këtë desha të ju falënderoja pafund.

Si fillim dua të falënderoj familjen time, e cila në gjithë këtë periudhë është përballur me vështirësi duke patur njeriun apo babanë e familjes brenda, bashkëshorten time, dy fëmijët e mi, mamanë time, vëllanë tim me familje, të cilët kanë ndenjur pa gjumë me stres.

Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit tim, por mbi të gjitha kam dëshirë të ju falënderoj ju me përulësinë më të madhe sepse keni qenë me të vërtetë zemrat e mia.

Rrugëtimi ky ishte, unë u mundova, jam i bindur se në këtë botë duhet t’i themi gjërat siç janë, siç mendojmë ne se janë.

E kemi fituar lirinë e fjalës prej kohësh dhe nuk ka perëndi që na pengon më. Problemi është se fjalën nuk na pengon askush.

Unë e di shumë mirë mbështetjen tuaj, jam i ndërgjegjshëm për mbështetjen, votat, mesazhet që kam marrë.

Kam dalë sot pak në rrugët e Tiranës dhe kam takuar shumë njerëz të cilët më kanë dhënë dorën, më kanë përqafuar.

Jam ndjerë aq mirë sa s’ka më.

Unë vërtetë nuk i kam fituar 100 mijë euro, ama kam fituar një gjë të paparë. Kam fituar ju. Ju me të cilët kam 20 vjet që jap dhe marrë, nëpërmjet profesionit tim.

Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë gjë. Nuk jam sot këtu për të gjykuar fituesen.

Jam thjesht për t’iu falënderuar.

E di që me votat tuaja unë e kam fituar Big Brotherin, por të gjitha do të sqarohen avash avash. Do mbetemi në kontakt për të gjitha.

Jam mirënjohës për ju, secilit prej jush për paratë e shpenzuara për mesazhe, për netët pa gjumë, për familjet e tuaja uroj vetëm të mira.

Do përpiqem të ua shpërblej me punën time tani e tutje.

Do shihemi shumë shpejt. Do të iu mbaj në kontakt për çdo gjë që do të ndodhi.

Më keni lënë pa fjalë.

Unë sa isha brenda, i dija gjërat. Isha i qartë për çdo gjë. Edhe për këto që i kam kuptuar sot, i kam ditur.

Jam treguar korrekt me çdo gjë dhe për këtë nuk jam pishman. Nuk jam pishman për asgjë.

Shumë faleminderit, ju dua zemrat e mia”.