Drejtorët e Real Madridit dhe PSG-së drekuan në restorantin Zalacain pnë Madrid përpara ndeshjes, me Florentino Pérez dhe Nasser Al Khelaifi në krye të të dy ekspeditave.
Një takim plot kuriozitet, por Marca raporton se ka pasur një atmosferë shumë më të relaksuar dhe miqësore sesa në drekën e ndeshjes së parë, përcjell GazetaBlic Sport.
Presidenti i Real Madridit ka mbërritur i pari në takim, pikërisht në orën 13:40. Ndryshe nga sa ndodhi në drekën në Paris, Florentino Pérez ka mbërritur me përpikmërinë maksimale dhe ka marrë përsipër të mirëpresë të gjithë të pranishmit. Ndërkaq, Al Khelaifi ka mbërritur në orën 14:02. Mund të themi se ishte edhe i përpiktë dhe me ton shumë të mirë. Përshëndetje e përzemërt në hyrje dhe gjithashtu në dalje. Madje, ata janë larguar së bashku nga restoranti.
Gjatë drekës, mori pjesë edhe ambasadori francez në Madrid dhe anëtarët e UEFA-s, siç raporton Josep Pedrerol, të gjitha çështjet u diskutuan përzemërsisht dhe pa tensionin e tre javëve më parë.
Menuja, në të cilën Marca ka pasur akses ishte (sallatë, levrek me domate të grimcuara dhe file).
Pastaj erdhi koha për shkëmbimin e dhuratave. Në emër të Madridit, ishte një fanellë e bardhë me datën e ndeshjes. Nga PSG: një model i Kullës Eifel.
/GazetaBlic Sport


