Sporti

Të gjitha biletat për ndeshjen Inter – Juventus janë shitur

10/22/2021 16:55
nga:E K

Juventus dhe Inter do të përballen këtë javë në derbin e madh italian.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45, ndërsa Inter do të jetë nikoqir i këtij takimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Kapaciteti i stadiumit do të jetë 75% ndërsa tifozët e pranishëm do detyrohen të dëshmojnë vaksinimin ndaj COVID-19 ose të kenë testime negative jo më të vjetra se 48 orë.

Të gjitha biletat (57 mijë) janë shitur për këtë takim.

/GazetaBlic Sport/