Lajme

“Të gabuara dhe të rrezikshme”, Scholz flet për deklaratën e Trumpit për Zelenskyn

02/19/2025 23:21
nga:Genita C

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte “e gabuar dhe e rrezikshme” nga ana e presidentit amerikan Donald Trump ta quante liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy një “diktator”.

“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohohet Presidentit Zelenskyy legjitimiteti i tij demokratik,” tha Scholz në një deklaratë të publikuar nga gazeta gjermane Spiegel.

“Ajo që është e saktë është se Zelenskyy është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës … Fakti që zgjedhjet e rregullta nuk mund të mbahen në mes të luftës është i përcaktuar në kushtetutën dhe ligjin zgjedhor të Ukrainës,” shtoi ai