Showtime

“Të fala të gjithave ex–ave të mi”, reagon Stresi pas raportimeve për një lidhje të re

05/26/2022 16:47
nga:G B

Dje në media u raportua se rep-artisti Stresi është në një lidhje.

E këto dyshime i nxiti një video e publikuar nga vet reperi në InstaStory bashkë me një vajzë në një makinë.

Ndërsa sot reperi përmes disa InstaStory reagoi pas të gjitha lajmeve që qarkulluan në mediat rozë, duke demantuar këto lajme.

“Unë jam i lidhur me shumë femra, realisht, kështu që t’i heqim këto aludimet. Të fala të gjithave ex – ave të mia. Mos të spekulojmë, s’është ajo është kjo”, tha Stresi ndër tjerash në video.

Ndryshe Stresi është mjaft aktiv edhe me prurjet e këngëve të reja .