Lajme

Të enjten Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, ende nuk dihet kush do ta përfaqësojë Kosovën

02/28/2024 21:56
nga:Sh R

Të enjten, në Tiranë, do të mbahet samiti BE-Ballkan Perëndimor, një ditë pas samitit Evropë Juglindore-Ukrainë.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse në Samitin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Kurti aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar. Në Tiranë, sot gjatë ditës ka qëndruar presidentja, Vjosa Osmani, ku mori pjesë në Samitin për Ukrainën.

Megjithatë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori sot pjesë në takimin ministerial për Planin e Rritjes të organizuar në Tiranë, ku ishin prezent zëvendëskryeministra e ministra për Integrimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarisht, nuk dihet nëse ai do ta përfaqësojë Kosovën.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA.