Lajme

Të enjten në ora 10:30 përpjekja e radhës për të konstituar kuvendin

05/13/2025 10:49
nga:Sh R

Të enjten nga ora 10:30 do të mbahet vazhdimi i seancës për konstituimin e kuvendit.

Kjo pasi sot sërish dështoi komisioni për votim të fshehtë dhe kryesuesi Avni Dehari mbylli seancën.

“Shihemi më 15 maj, në ora 10:30”, tha ai.

Po në këtë ditë presidentja Osmani i ka ftuar në takim krerët e partive politike në lidhje me ngërçin e krijuar në kuvend.