Sporti

Të enjten luhet Superkupa e Shqipërisë

12/24/2024 12:59
nga:Mergim Rreci

Të enjten, më 26 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare” do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 31-ta në histori.

Egnatia si kampione e Shqipërisë dhe fitue se e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit 2024/2025.

Vetëm dy ditë kanë mbetur nga Superkupa e Shqipërisë, teksa rrogozhinasit pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, synojnë trofeun e parë në histori të Superkupës.

Kukësi, ndërkohë e ka fituar vetëm një herë më parë Superkupën dhe kuksianët do të tentojnë trofeun e dytë në histori.