Lajme

Të enjten Kuvendi mban dy seanca

06/05/2023 12:17
nga:Genita C

Kuvendi i Kosovës të enjten pritet të mbaj dy seanca plenare.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha pas mbledhjes së Kryesisë se në orën 10:00 do të jetë seanca e parë e cila do ta trajtojë vetëm një pikë, Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsa me fillim nga ora 11:00 pritet të mblidhet seanca e dytë e rregullt e Kuvendit të Kosovës.