Lajme

Të enjten kërkohet shkarkimi i Berishajt, Tahiri: Ky pushtet nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës

02/20/2023 15:39
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se të enjten në seancën e Kuvendit do të kërkohet shkarkimi i ambasadorit, Martin Berishaj, raporton GazetaBlic.

Tahiri këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në “Facebook” ku thotë se, është i papranueshëm qëndrimi i mëtutjeshëm i Berishajt në detyrë.

“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, shkroi Tahiri.