Lajme

Të enjten debatohet në Parlamentin Evropian mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi

02/08/2023 16:37
nga:G C

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian do të diskutojë për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportohet, aty do të ripërsëritet edhe një herë mbështetja e plotë ndaj të Dërguarit Special të BE-së për dialogun në mes të dyja vendeve, Miroslav Lajçak.

Më tej aty pritet që Prishtinës dhe Beogradit t’i bëhet thirrje të punojnë në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i bëhet thirrje që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.