Lajme

Pas veshkës, të dyshuarit për vjedhjen në Veternik iu amputua edhe këmba për shkak dëmtimeve

03/21/2025 16:26
nga:Y I

I plagosuri serb i ndaluar nga prokuroria si i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së armatosur në njërën nga qendrat tregtare në Vetenerik, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, po ashtu të njëjtit të enjten i është amputuar këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar.

Gjendja e të plagosurve nga në rastin e grabitjes në Veternik vazhdon të jetë stabile.

Ndërkaq, punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar./Klan Kosova/