Showtime

“Të dua, por si motër”- Deklarata e Granitit sëmur këngëtaren, thirret ambulanca në “Big Brother” për Fifin!

10/23/2021 13:21
nga:Y I

Graniti i tha mbrëmë Fifift se smund të jenë më shumë se shokë.

Fifi i tha konkurrentit që ta linte të qetë dhe të mos i shkonte nga pas, sepse nuk dëshironte të fliste me të

Granit Cana: Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…

Fifi: Si motër…

Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem.

Granit Cana: Pse bën kështu?

Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok. Ditën e mirë, natën e mirë! Më lër rehat! (Graniti çohet dhe largohet).

Pas kësaj bisede, këngëtarja ka pësuar një sulm paniku. Edhe pse banorët e tjerë në shtëpi u munduan ta qetësonin, ajo nuk arriti t’i kontrollonte dot emocionet e forta që po përjetonte. Të shqetësuar, banorët i kërkuan vëllait të madh që të sjellë një ambulancë për Fifin, sepse gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.

Kjo situatë e tensionuar shqetësoi shumë edhe Granitin, i cili vinte vërdall nëpër shtëpi, pasi nuk mund të fliste me Fifin.

Mirëpo, pasi gjendja shëndetësore e artistes u stabilizua, ajo vendosi të flasë me Granitin për gjithçka ndodhi pas përfundimit të spektaklit.

Pjesë nga biseda që bënë në oborrin e shtëpisë:

Granit Cana: Më vjen shumë keq. Sinqerisht më vjen shumë keq. S’kam dasht kurrë me të lëndu! Të kam këtu në zemër. Asnjëherë nuk kam dasht me të shfrytëzu. E di që ndoshta më urren, por dije që ka me ardh nji ditë që ki me vlerësu këtë që e bona.

Fifi: Edhe unë. Kur të thash në drekë ‘po du me e lon këtë muhabet’, më the ‘jo’. Pse?

Granit Cana: S’e mbaj mend. Po s’kam dasht me të bo keq.

Fifi: Jo, po kur më thu aty duhet me luftu edhe pastaj… Kurrë në jetë, sot e 700 vjet s’bëhet fjalë për shoqni, se po më duket vetja e vogël shumë kur ma thu.

Granit Cana: Po më vjen keq Fif shumë që…

Fifi: Që s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Më vjen shumë keq që ndodhën këto sene. Dëgjova ça ndodhi aty mrena edhe u luta për ty shumë.

Fifi: Më tregoi Sabiani, faleminderit që je lut për mu! Kur e ke dit që s’ka kurrgjo, pse s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Në dhomën e surprizave të kam thënë që ja ke nis me u acaru, me u bo keq. Të kam thon ‘hajde t’ja lëmë kohës të shohim çfarë po ndodh’.

Fifi: Moj hanë! Jo!

Granit Cana: Sido që të jetë, ti për mu gjithmonë do mbetesh njeriu i preferuar në këtë shtëpi.

Fifi: Për mu jo. Me fal, ta fal, por me e harru, s’ta harroj kurrë në jetë!