Lajme

“Të drejtat e serbëve në Kosovë u rrezikuan për shkak të ndalimit të votimit”

04/07/2022 13:16
nga:N M

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka takuar sot Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefen e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Karolina Zijade.

Duke folur për pozitën e popullit serb në Kosovë, Petkoviq theksoi se të drejtat njerëzore dhe politike të serbëve në Kosovë janë reduktuar në mënyrë drastike, gjë që u vërtetua me vendimin e fundit të Kosovës për ndalimin e zgjedhjeve serbe atje.

“Në atë mënyrë popullit serb iu mohua një nga të drejtat themelore civile dhe demokratike, e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje, theksoi Petkoviq.

Ministri Rakiq i kthehet punës, shfrytëzoi burimet e shtetit edhe në kohën e bojkotit