Lajme

Të dielën, policia shqiptoi rreth 1800 gjoba trafiku

02/17/2025 11:10
nga:G B

Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat e gjobave për ditën e diel.

Sipas statistikave, 1739 gjoba trafiku u shqiptuan vetëm dje në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave, po ashtu u regjistruan 33 aksidente trafiku, gjashtë me të lënduar, ndërsa 27 tjerë me dëme materiale.

Katër persona u dërguan në mbajtje, e dhjetë të tjerë u arrestuan. Edhe një i dyshuar u dërgua në vuajtje të dënimit.