Sporti

“Të dhunshëm dhe fashist”, Marseille nuk pranon tifozët e Lazios në stadium

11/01/2021 19:17
nga:Lorik J

Nuk do të ketë tifozë të Lazios në stadiumin e Marseille për ndeshjen e Europa League.

Kështu ka vendosur ministri i brendshëm francez, Darmanin i cili ka firmosur një urdhër ndalimi për ndeshjen e së enjtes, përcjell GazetaBlic Sport.

Vendimi, siç shpjegoi ministri, vjen për shkak të “interpretimit të përsëritur të këngëve fashiste dhe kryerjes së përshëndetjeve naziste”. Madje, në Marseille ka pasur tashmë aksidente, me 32 të lënduar (pothuajse të gjithë policë) dhe 5 të arrestuar, më 30 shtator të vitit të kaluar me rastin e ndeshjes kundër Galatasaray dhe ai thotë se duan të shmangim rrezikun që këto ngjarje të përsëriten, duke pasur parasysh marrëdhëniet mes tifozëve të Lazios dhe klubit francez.

Reagimi i Lazios nuk mungoi, ku ata me një komunikatë shkuajnë:

“Ne gjithmonë kemi luftuar të dhunshmit. Vendimi i Ministrisë së Brendshme franceze për të ndaluar tifozët e Lazios të udhëtojnë në qytetin e Marseille si masë paraprake është befasues”.

/GazetaBlic Sport