Lajme

Të dhënat e KQZ: Deri në 15:00, afro 226 mijë votues më pak sesa në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2021

02/09/2025 15:43
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se deri në orën 15:00 kanë votuar 342,104 votues apo 17.36%, sipas të dhënave të publikuara në web-faqen e KQZ-së.

Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, del se deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e kaluara kishte 225,830 votues më shumë.

KQZ njoftonte atëherë se deri në orën 15, më 14 shkurt 2021 kishin votuar 567,934 votues, apo 32.32%.

Deri në orën 11:00, në këto zgjedhje u regjistrua dalje më e madhe e qytetarëve për të votuar. Këtë herë u tha se pati 23 mijë e 382 votues më shumë deri në të njëjtën orë në zgjedhjet e vitit 2021.