Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar të dhënat e fundit të ASK-së.
Ai ka bërë me dije se këto shifra flasin për shifra shqetësuese të përjashtimit të grave nga tregu i punës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se këto statistika dëshmojnë për dështim të politikave për t`i mbështetur gratë.
“Të dhënat e fundit të ASK-së na flasin për shifra shqetësuese të përjashtimit të grave nga tregu i punës. Gjithnjë sipas këtij raporti, më shumë se 400 mijë gra mbeten jashtë ekonomisë së vendit. Prej -7,668 që punojnë më pak -6,261 janë gra. Pra gratë janë dëmtuar 81.65%. Këto statistika dëshmojnë për dështim të politikave për ti mbështetur grate. Grantet e dhëna vetëm para fushatave zgjedhore dhe platformat si “super puna”, kanë qenë totalisht të dështuara për ti mbështetur gratë”, ka shkruar Deliu-Kodra.