Real Madrid luan ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve në Paris kundër PSG-së.
Kjo ishte një mundësi që të dashurat e madrilenëve e kanë shfrytëzuar për të festuar ditën e të dashuruarve në qytetin e madh evropian, përcjell GazetaBlic Sport.
Karoline Lima (e dashura e Eder Militao), Sandra Garal (e dashura e Marco Asensio) dhe Mishel Gerzig (e dashura e Thibaut Courtois) janë disa nga ato që kanë ndarë në rrjetet sociale eksperiencat e tyre në Paris në ditën e Shën Valentinit.






