Lajme

Të burgosurit kosovarë në Serbi po mbahen si “rob lufte”, letra e Haxhiut për transferim cilësohet si e “kotë”

07/02/2024 19:16
nga:G B

Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për tu gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ishte kjo kërkesa e ministres e Drejtësisë kosovare, Albulena Haxhiut, në letrën që iu iu drejtua ministres serbe të Drejtësisë, Maja Popoviç, për të burgosurit kosovare që po mbahen në burgjet serb, nën dyshimet për krime lufte.

E këtë letër e ka cilësuar si të “kotë” avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka qenë i ashpër ndaj Qeverinë për neglizhencë ndaj këtyre rasteve.

“Letër koti, është formale sa për ti përmbushur efektet para publikut… ka bërë shumë gabim pas nuk kemi ndonjë marrëveshje ndërkombëtare me Serbinë… njëri ministër thotë do ta arrestojë Vuçiqin ndërsa një ministre tjetër i shkruan ministres së Drejtësisë. Kemi një Qeverie në gjuhën popullore, budallicë, ndërsa në gjuhën diplomatike mund ti themi qesharake para faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Smakiqi në “FIVE” të Dukagjini.

“Ka pasur një neglizhence një s’ka interesim fare nga Qeveria e Kosovës pasi përveç një vizite që e ka bërë i ngarkuar me punë në Beograd, zoti Jashari. Dhe postimi apo deklaratave formale që i ka bërë Qeveria nuk ka pasur asnjë sukses të organizmit të ndonjë monitorimi nga organizatat ndërkombëtare e as ndërmjetësit në Bruksel”, ka shtuar Smakiqi.

Teksa bërë të ditur se Hasan Dakaj është duke u keqtrajtuar në Beograd, Smakiqi ka theksuar se po konsiderohen sit ë ishin “rob lufte”.

“Dhe jo veç ai por të gjithë të burgosuri tjerë në Serbi janë duke u keqtrajtuar dhe nuk pritet asnjë gjykim i drejtë… konsiderohen si rob lufte”, ka shtuar Smakiqi.