Sporti

Të bindur në Spanjë, Barcelona mund të jetë skuadra e re e Erling Haaland

02/10/2022 11:43
nga:Mergim Rreci

Pas nënshkrimeve të Dani Alves, Ferran Torres, Adama Traore dhe Aubameyang, Barcelona do të ketë përcaktuar tashmë objektivin e radhës për të përforcuar skuadrën.

Emri shumë i lakmuar nga disa klube të mëdha evropiane, Erling Haaland dëshirohet nga struktura e udhëhequr nga Joan Laporta, i cili përcaktoi se nënshkrimet e bëra në merkaton e kaluar dimërore nuk mund të komprometonin objektivin kryesor të verës së ardhshme: të bindin norvegjezin të shkojë në Katalonjë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një marrëveshje që disa muaj më parë mund të dukej e pabesueshme, duke pasur parasysh problemet financiare që po kalon klubi, e sigurt është se, sipas Sport, Blaugrana do të jetë vërtet në garë për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të ri nga Borussia Dortmund.

Në këtë kuptim, Xavi Hernández është i qartë: trajneri e merr si prioritet transferimin e sulmuesit norvegjez, duke besuar se ai do të jetë në gjendje të sjellë energji dhe konkurrencë të re në grupin e punës.

I vetëdijshëm për synimet e trajnerit, presidenti Joan Laporta ka intensifikuar takimet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, i cili garantoi se Haaland do të marrë një vendim vetëm në prill, duke u siguruar që zgjedhja të mos bazohet në vlera ekonomike.

/GazetaBlic Sport/