Showtime

“Të betohem në dashurinë tonë”, Fifi dhe Adisi festojnë sot përvjetorin e parë!

12/18/2022 20:58
nga:G B

Fifi dhe Adis Patushi festojnë sot 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të veçanta për ta uruar partnerin në këtë përvjetor.

“Adis Patushi, sot një vit më parë të kam bërë timin. Sot një vit më parë, ti kishe frikë se unë s’do jem e jotja. E sot një vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde, pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që vetëm unë i di. Që dashuria ime për ty veç do rritet më shumë e do mundohem të mos të të zhgënjej. Për këtë të jesh i bindur, e të betohem në dashurinë tonë. Të dua nush, të dashuroj ninxha jote”, ka shkruar Fifi në “Instagram”.

Nuk ka munguar dhe komenti nga Adisi i cili i thotë Fifit se ajo është frymëzimi i tij.