Sporti

Festuan Krishtlindjet me familjarët e tyre, 10 lojtarë të skuadrës spanjolle infektohen me koronavirus

12/28/2021 08:45
nga:Mergim Rreci

Alarm te Real Sociedad për shkak të COVID-19.

Festa e Krishtlindjes nuk ka qenë aspak fatësjellëse për klubin bask pasi plot 10 futbollistë të Sociedad janë infektuar me koronavirus gjatë festimeve të Krishtlindjes.

Gjatë kthimit në stërvitje nga pushimet, të gjitha lojtarët kanë kryer tamponin i cili ka rezultuar pozitiv për 10 lojtarë.Mbetet për tu parë sesi do të jetë situata gjatë ditëve në vazhdim te Real Sociedad, por për momentin ndeshja ndaj Deportivo Alaves e datës 2 janar është në rrezik, ose Sociedad do ta luajë i përgjysmuar, aq më tepër që bëhet fjalë për një derbi bask.