Sporti

Drenica në krizë, Mihane Kodra-Bekteshi nuk pritet të jetë më kryetare e skuadrës

06/23/2023 16:13
nga:Mergim Rreci

Mihane Bekteshi-Kodra nuk pritet të jetë më kryetare e skuadrës së Drenicës.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi nuk do të jetë më nën urdhërat e saj, kjo pas largimit nga Superliga e Kosovës, gjithmonë nëse nuk ka ndonjë ndryshim në momentet e fundit.

Skuadra nga Skenderaj kishte një sezon shumë të dobët vitin e kaluar, duke u larguar për herë të parë nga niveli elitar i futbollit tonë.

Nuk ka pasur asnjë shenjë organizimi deri më tash tek kuqezinjtë, tek të cilët duket se do të ketë reforma të mëdha. Një numër i madh i futbollistëve janë larguar deri më tash nga skuadra.

/GazetaBlic Sport/