Aurelien Tchouameni ka supozuar se në Kupën e Botës ai duhet të jetë një nga liderët e Francës në mesfushë për shkak të mungesave të Pogba dhe Kante.
“Është e qartë se me mungesën e Paul dhe N’Golo, sytë do të jenë më shumë tek unë. Jam aty ku kam dashur të jem gjithmonë, jetoj për këtë, për të pasur këto përgjegjësi”, tha mesfushori në një intervistë për Telefoot.
“Objektivi im ishte të bëja këtë Botëror dhe tani duhet të fokusohemi në atë që duhet bërë në fushë, kolektivisht dhe individualisht, për të përmbushur pritshmëritë,” vazhdon Tchouameni.
“Ne e dimë që emocionet janë maksimale në Kupën e Botës dhe do të duhet të qëndrojmë të qetë. Dëgjojmë shumë se jemi një ekip shumë i ri, ndoshta me pak përvojë dhe duam të tregojmë në fushë se nuk është kështu.”
Kujtojmë se Franca luan ndaj Australisë të martën ndeshjen e parë në këtë Botëror.
/GazetaBlic Sport