Sporti

Tchouameni synon rikthimin në Real Madrid kundër Atleticos

09/14/2026 19:09
nga:L J

Aurelien Tchouameni duket se është gati për t’u rikthyer në formacionin titullar të Real Madridit në derbin kundër Atletico Madridit.

Raportohet se 26-vjeçari gëzon formën më të mirë fizike mes lojtarëve që janë rikthyer së fundmi nga dëmtimet, gjë që rrit gjasat e tij për të luajtur që nga minuta e parë.

Tchouameni tashmë është rikthyer në aksion pasi e ka kaluar problemin muskulor që e la jashtë fushave në fillim të sezonit.

Futbollisti francez u rikthye në skuadër për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, përpara se të bënte paraqitjen e tij të parë të sezonit duke hyrë nga stoli.

Rikthimi i tij i ofron Jose Mourinhos një opsion shtesë në mesfushë përpara derbit të Madridit.

/GazetaBlic Sport