Sporti

Tchouameni para ndeshjes me Barcelonën: “Ne jemi Real Madridi, nuk duam të humbasim kurrë”

10/14/2022 22:46
nga:L J

Aurelien Tchouameni, mesfushori i Real Madridit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit përpara El Clasicos kundër Barcelonës të dielën pasdite.

Mesfushori thotë se do të jetë një ndeshje shumë e mirë – teksa thotë se e dëshirojnë fitoren, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të jetë një betejë e madhe, ne duhet të japim gjithçka, të tregojmë cilësitë tona dhe të fitojmë. Ne jemi Real Madrid, ne nuk duam të humbim asnjë ndeshje. Ndjesitë janë të mira, vazhdojmë kështu”, tha Tchouameni.

El Clasico luhet të dielën nga ora 16:15.

/GazetaBlic Sport