Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka folur për transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.
Merkaton e verës Tchouameni kaloi nga Monaco drejt gjigantit spanjollë, Realit.
Shumë ekipe kërkuan shërbimet e tij, por lojtari në një intervistë të fundit, tha se nuk kishte dyshime në lidhje me transferimin e tij te Real Madridi.
“Nuk hezitova me PSG-në. Është gjithashtu një klub i madh evropian, por nuk kisha dyshime: doja vetëm Real Madridin”, tha ai për ‘Telefoot’.
‘Mbretërit paguan një tarifë prej 80 milionë euro për të transferuar lojtarin në La Liga.


