Sporti

Tchouameni: “Ëndërroj të qëndroj te Real Madridi për një kohë të gjatë, ky klub është unik”

07/08/2025 16:24
nga:Lorik J

Aurelien Tchouameni po shijon një Kupë Bote për Klube si protagonist me Real Madridin e ri të Xabi Alonsos, i cili do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale nesër.

Mesfushori francez foli hapur në një intervistë me Rolling Stone Africa, duke zbuluar ambiciet, emocionet dhe lidhjet e tij të thella:

“Shpresoj të qëndroj te Real Madridi”, tha ai me vendosmëri. “Do të doja ta përfundoja karrierën time në majë. Dhe për mua, maja është ky klub, më i madhi në botë.”

“Momenti im më i mirë? Dita ime e parë te Reali. Ishte përmbushja e një ëndrre”.

Tchouameni nuk i fsheh ndryshimet në krahasim me të kaluarën: “Të luash këtu është një dimension tjetër. Bordeaux dhe Monaco më kanë formësuar, por Madridi është një planet tjetër: presioni, përkushtimi, ambicia e vazhdueshme për të fituar. Çdo ndeshje është një finale”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/