Showtime

Taynës i ndodh e papritura në koncert

06/06/2023 11:57
nga:Y I

Tashmë është bërë trend që fansat të hedhin reçipetat ose të brendshmet e tyre drejt këngëtarëve të preferuar teksa ata performojnë në skenë.

Kjo gjë së fundmi i ka ndodhur dhe Taynës.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në një nga koncertet që organizohet në Gjermani, “Ilyrian Festival”, ku dikush nga fansat i ka hedhur të brendshmet në skenë.

Tayna e ka kaluar me shumë sportivitet. Ajo i ka marrë të brendshmet dhe i ka hedhur drejt publikut duke vazhduar performancën.