Showtime

Tayna super joshëse nga gjirimet e klipit të ri

12/12/2021 20:29
nga:G C

Ajo prej disa ditësh ka bërë paralajmërimin e këngës së re “OFG” që tashmë do të lansohet më 14 dhjetor.

Bëhet fjalë për reperen nga Prizreni, Tayna, e cila po vazhdon të sjellë të tjera imazhe nga xhirimet e videoklipit.

Në një postim të radhës, Doruntina Shala duket me plot stil ndërsa thekson tiparet trupore.“Këto hip hop-in ku e mësuan? 14.12 ‘OFG’”, kanë qenë fjalët e 24-vjeçares.
“OFG” duket të jetë pjesë e albumit të ri të Taynës, nga i cili ditë më parë lëshoi një ‘intro’.