Showtime

Tayna publikon këngën “Teket”

10/06/2022 21:13
nga:G B

Rep artistja, Tayna, ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Teket”.

Kënga e re e yllit të hitit “Sicko” është prodhim i produksionit “SBS Entertainment”, ndërsa për vijën e melodisë dhe tekstin është përkujdesur vetë artistja.

“Teket” është pjesë e albumit “Bipolar” të artistes, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala.

Kjo këngë pason video projektin “Valle”, të cilin e pati publikuar në muajin korrik, që e solli në bashkëpunim me Lumi B.

Gjatë sezonit veror të këtij viti, Tayna ka publikuar një sërë bashkëpunimesh me artistë të tjerë, përfshirë “Tequila” me Azet, “S’du me ni” me Geskon si dhe “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin e Ledri Vulën.