Showtime

Tayna fotografohet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz në Zvicër

05/23/2022 15:19
nga:G B

Reperja e njohur shqiptar, Tayna, vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe e kërkuar nga publiku shqiptar nëpër koncerte.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar për të performuar në Zvicër, për diasporën shqiptare që jeton atje.

E teksa ka qëndruar në Gjenevë, reperja nga Prizreni është xhiruar duke shijuar një pasdite të këndshme kafeje në një nga restorantet e qytetit zviceran.

Në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, reperja mund të shihet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz.

Nuk dihet nëse djaloshi që e shoqëron është pjesëtar e ekipit të saj përcjellës në koncert, apo dikush nga familjarët.

Sido që të jetë, reperja e hitit “Columbiana” mund të shihet duke kaluar çaste të këndshme, nën diellin e perëndimit.

Tayna ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, teksa në një intervistë të fundit për “Prive”, theksoi se nuk ka diçka të re në aspektin emotiv.