Showtime

Tayna dhe Marin publikojnë këngën e re “Alpha & Omega”

05/26/2022 21:56
nga:G B

Rap-artistja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, ka publikuar ditën e sotme (e enjte) këngën e re.

Ajo ka bashkuar forcat me reperin nga Shqipëria, Marin, teksa projekti i tyre mban titullin “Alpha & Omega”.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje atraktive të të dy artistëve.

Teksti dhe melodia është realizuar nga vet këngëtarët, gjersa për miksimin dhe masterizimin u kujdes Rzon dhe Gkg Mastering.

Producimi ndërkohë është realizuar në studion e producentit të njohur, Rzon.

Bashkëpunimi i Taynës vjen pak javë pas publikimit të duetit me Geskon, i quajtur “Sdu me ni”.

Pritshmëritë rreth këngës janë të mëdha dhe besohet se do të ketë një sukses nga publiku.