Ndeshja mes Baselit dhe Zurichut në Superligën e Zvicrës java e 29-të u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2.
Në minutën e 9’të, futbollisti shqiptar, Lindrit Kamberi shënoi për 0:1.
Pak minuta më vonë, Leon Avdullahu barazoi shifrat në 1:1. Kurse dy golat tjerë i realizuan: Kade dhe Conde.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe Taulant Xhaka – që ishte takim special për të, duke shkuar në shifrën e 300 takimeve në Superligën e Zvicrës.
Me këtë barazim, Baseli shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e 9-të, kurse Zurich në pozitën e 4-të me 44 pikë.