Sporti

Taulant Seferi shkëlqen me dy gola, jep ‘sinjale’ para Euro 2024

04/26/2024 17:27
nga:Mergim Rreci

Taulant Seferi rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën e Bani Yas, madje duke shënuar dy herë.

Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 45+1 të ndeshjes së kampionatit ndaj Hatta, teksa nuk fali në zonë duke shfrytëzuar në maksimum asistin e shokut të skuadrës. Sakaq, Seferi realizoi golin e dytë personal në minutën e 51.

Për 27-vjeçarin, ky ishte goli i nëntë në këtë sezon ndërsa Seferi ka në llogarinë e tij edhe një asist.

GOLI 1 – VIDEO.

GOLI 2 – VIDEO.