Sporti

Taulant Seferi realizoi eurogol në Superligën e Turqisë

09/29/2024 21:33
nga:Lorik J

Taulant Seferi ishte protagonist edhe këtë javë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar realizoi gol për ekipin e tij, Bodrumspor ndaj Adana Demirspor, shkruan GazetaBlic Sport.

Seferi realizoi eurogol me një goditje të fuqishme pas 53 minutave lojë.

Më vonë, Seferi humbi një penallti, por që nuk ndikoi shumë – pasi skuadra e tij fitoi 3-1.

Ja goli i Seferit: