Sporti

Taulant Dajaku për rastet e fitoreve në tavolinë: Është e habitshme, nuk jemi në rrugën e duhur, andaj ka skandale të tilla

03/02/2025 21:47
nga:Lorik J

FC Ballkani ka fituar ndeshjen në tavolinë ndaj Feronikelit 74′, pasi futbollisti Lavdim Zumberi nuk ishte i regjistruar në TMS. Ndeshja përfundoi 1-1 në fushë, por Ballkani u ankua dhe fitoi ndeshjen në tavolinë.

Ish futbollisti i njohur, Taulant Dajaku thotë se kjo është e habitshme, teksa pretendon se FFK nuk duhej të lejonte një gjë të tillë.

“Është komplet e padrejtë nëse një lojtar i paregjistruar luan, FFK duhet të mos lejojë që kjo të ndodhë. Jemi në vitin 2025, organizimi duhet të jetë europian dhe neve na ndodhë në vazhdimësi kjo, për mua është e habitshme”, tha fillimisht Dajaku në Favorit.

“Kur ka kaq shumë shkelje, mungesë të organizimit cilësor, nuk jemi në rrugën e duhur dhe ka skandale të tilla”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport