Kombëtarja e Kosovës mbylli kualifikueset e Europianit në vendin e parafundit në grupin I, duke humbur kështu një tjetër mundësi të artë për t’u kualifikuar në një garë të madhe të futbollit.
Ish futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku thotë se probemi real i futbollit kosovar momentalisht është Agim Ademi, kryetari i FFK’së.
“Nëse ka ndonjë problem real në futbollin e Kosovës, ai është kryetari i FFK’së, Agim Ademi”, tha Taulant Dajaku në RTK.
Kosova fitoi 11 pikë në 10 ndeshje dhe e mbylli grupin në vendin e pestë…
/GazetaBlic Sport


