Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 0:2.
Pas kësaj humbje, futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku ka theksuar se kjo është ndeshja më e dobët që ka parë ndonjëherë tek kombëtarja e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është loja më e tmerrshme që e kam pa ndonjëherë në kombëtaren e Kosovës”, tha Taulant Dajaku në SuperSport Kosova.
Vlen të theksohet se Kosova do të luajë ndaj Greqisë të dielën në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës 2022.
/GazetaBlic Sport/


