Ish futbollisti dhe tashmë analisti i futbollit kosovar, Taulant Dajaku ka komentuar ciklin e dështuar kualifikues për ‘Euro 2024’ që kishte Kombëtarja e Kosovës.
Kosova e mbylli grupin në vendin e parafundit, pavarësisht se objektivi ishte kualifikimi, madje duke regjistruar rezultate shumë befasuese, sikur barazimi me Andorën dhe dy humbjet nga Bjellorusia.
Në një prononcim për dokumentarin e GazetaBlic, “Expose”, Dajaku deklaroi se ky dështim në këto kualifikuese është derivat i një forme të një menaxhimi të keq nga FFK.
“Populli thotë: Atë që do mbjellësh do korrësh. Është derivat i një forme të një menaxhimi të keq edhe të paaftësisë që të dërgojnë këta futbollista dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi pasi këto janë të lidhura ka të bëjë me një zingjir me hallka që dërgojnë në një rezultat të tillë. Tashmë është e qartë se gjithçka që i ka ndodhë futbollit të Kosovës në këto vitet e fundit është një regres i thellë. E kam thënë që në fillim që me hapa sa më të shpejt të arrijmë të nderojmë Kosovën. Në fakt është bërë e kundërta aq sa jo vetëm për aspektin sportiv, mënyra e meaxhimit të lojtarëve kemi pas një imazh të shëmtuar për paaftësinë për të menaxhuar qoftë edhe një fushë sportive. Kjo është produkti final i një keqmenaxhimi 5 vjeçar që po ndodhë në futbollin tonë”, tha ndër të tjera ai.
Ja emisioni i plotë:


