Sporti

Tatarusano tregon sekretin: Ja si e prita penalltinë e Lautaros

11/08/2021 09:43
nga:Lorik J

Ciprian Tatarusanu, protagonisti i derbit të Milanos pas priti penalltinë e Lautaro Martinez, foli për DAZN për marrëdhënien e tij me Mike Maignan në fundin e super ndeshjes, Milan-Inter.

“Maignan u gëzua sepse ai e di se çfarë do të thotë të presësh një penallti për një portier. Marrëdhenia është shumë e mirë. Jam përpjekur ta ndihmoj kur ka ardhur, flas frengjisht dhe nuk e ka qenë e lehtë të nderrojë shtet dhe ligë. Ka një fillim të mirë, është shumë i mirë. Pastaj për fat të keq u lendua, u stërvita për të qenë gjithmonë gati, ka ardhur rasti dhe jam i lumtur të luaj në këto nivele”, tha fillimisht Tatarusano.

Penalltia e pritur, studim i kundërshtarit apo rastësi? “Ne e kemi studiuar Lautaron shumë mirë me portierët, jam i lumtur. Ne studionim edhe Calhanoglun, por edhe ai më njihte (qesh). Unë bëj gjithçka për të vazhduar kështu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport