Kupa e Botës 2022

Tata Martino largohet nga posti i trajnerit të Meksikës

12/01/2022 08:01
nga:E K

Tata Martino nuk do të jetë më trajner i Meksikës.

Argjentinasi njoftoi se ndeshja ndaj Arabisë Saudite ishte e fundit për të.

Lajmin për këtë e konfirmoi Fabrizio Romano.

“Kontrata ime përfundoi sapo arbitri i ra bilbilit”, theksoi Martino.

Siç dihet, Meksika ishte shumë afër kalimit të fazës së grupeve, por u eliminua krejt në fund për shkak të golaverazhit më të dobët sesa Polonia.