Brahim Diaz tashmë ga sezoni i ardhshëm do të jetë zyrtarisht një futbollist i Milanit.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, klubi kuqezi ka arritur akordin me drejtuesit madrilen për rinovimin e huazimit me 2-3 milionë euro dhe me blerjen përfundimtare prej 22 milionë eurove, përcjell GazetaBlic Sport.
Diaz ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek Milani dhe ishte njëri ndër futbollistët kryesorë në suksesin e arritur nga skuadra kuq e zi.
Fantazisti spanjoll gjatë sezonit të kaluar ka spikatur me paraqitjet e tij dhe është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 39 ndeshje nga ku ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asist.


