Sporti

Tashmë e kryer, Vlahovic është i Juventusit

01/25/2022 13:56
nga:Mergim Rreci

Sipas Sky Sport Italia, Juventus dhe Fiorentina kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Dusan Vlahovic në Allianz Stadium.

Transmetuesi italian raporton se 21-vjeçari do të transferohet në Torino në një marrëveshje prej 75 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy klubet thuhet se kanë arritur një marrëveshje gjatë takimit të tyre të fundit sot.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Vlahovic tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Zonjën e Vjetër dhe do të nënshkruajë një marrëveshje prej 7 milionë euro në vit për pesë vitet e ardhshme.