Analisti politik, Petrit Zogaj ka kritikuar Qeverinë pasi ua ndali pagat mēsimdhënesve grevistë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se kush duhet ta ndëshkoj Qeverinë për mungesën e rrymës.
“Tash, meqë qeveria i paska ndëshku arsimtarët me rrogat e gushtit, kush duhet me e ndëshku qeverinë për mungesën e rrymës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Qeveria e cila nuk u siguron rryme shkollave kerkon nga mesuesit qe t’u sigurojne mesim nxenesve.
Tash meqe qeveria i paska ndeshku arsimtaret me rrogat e gushtit, kush duhet me e ndeshku qeverine per mungesen e rrymes?
Kesaj qeverie aktualisht vetem dialogu me Serbine po i ecen si duhet, ose me thene me mire, takimet e Kurtit me Vuciqin.


