Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së.
Në mesin e shteteve të vendosura tarifat e reja është edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind. Me të njëjtën tarifë është ‘ndëshkuar’ edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.
Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ku thotë se ekonomia e brishtë e Kosovës dëmtohet nga venia e tarifave nga ShBA.
Shatri thotë se është fat që vëllimi i eksportit në vendin tonë nuk është i madh.
Tutje, ai tregon se në këtë pjesë më së shumti dëmtohen bizneset që produktet e tyre i eksportojnë në ShBA.
“Ekonomia e brisht e Kosovës me bilans te thellë negativ tregtar me jasht dhe pa asnje perkrahje nga shteti i vet normalisht qe demtohet nga venja e tarifave nga ShBA. Ndoshta eshte fat qe vellimi i eksportit ne kete vend nuk asht i madh. Ma se shumti demtohen bizneset qe produktet e tyre i eksportojne ne ShBA por eshe ato te lidhura ne zingjirin e proshimit apo sherbimeve”, tha Shatri për GazetBlic.