Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka dalë me një sqarim pas postimeve në rrjete sociale se është bllokuar sistemi për pranimin e komenteve nga qytetarët lidhur me raportin konsultativ për tarifat e reja të energjisë.
ZRRE ka thënë se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokimi të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente.
“ZRRE-ja siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre”, thuhet në njoftim.